Home Aktuale Botohet numri i gjashtë i revistës letrare “Qëndresa”

Botohet numri i gjashtë i revistës letrare “Qëndresa”

982
0
SHARE

Doli nga shtypi numri i gjashtë i revistës letrare “Qëndresa”, organ i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë.
Revista letrare “Qëndresa” është revistë vjetore dhe del në vigjilje të Referendumit për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkangjitje Kosovës dhe është gjithpërfshirëse.
Edhe ky numër i revistës ka shkrime të lloj-llojshme, të cilat e bëjnë revistën atraktive për lexim.
Brenda revistës lexuesi mund të gjejë një larushi të shkrimeve duke filluar me poezi, prozë, fragment drame, studime dhe kritika, intervista, poezi nga letërsia botërore dhe aforizma.

Shfrytëzoj rastin që në emër të redaksisë dhe në emër të lexuesve të kësaj reviste ta falënderoj donatorin kryesor të këtij numri dhe të katër numrave të ardhshëm z. Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, dashamirës i kulturës, atdhetar dhe veprimtari i njohur në rrafshin kombëtar, për këtë ndihmë materiale për « Qëndresën » e cila falë donatorëve të tillë mbijeton dhe ka jetëgjatësi…

Keyeredaktor,
Bilall Maliqi, shkrimtar

12400536_1180453668650220_7546903892909332590_n