Home Aktuale Arifi: Do të bëjmë çmos të zgjedhim problemin e ...

Arifi: Do të bëjmë çmos të zgjedhim problemin e prodhuesëve të duhanit

775
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në kabinetin e tij prodhuesit e duhanit të cilët janë të shqetësuar rreth ndërprerjes së kontratës nga  “Aleanc On Tobako” dhe kompanisë për përpunimin e duhanit “Filip Morris”.

Prodhuesit e duhanit të rajonit të Luginës së Preshevës jo zyrtairsht janë njoftuar së për vitin 2016 nuk do të mund të kenë kontrata mes tyre dhe “Aleanc On Tobako” dhe kompanisë për pëëpunimin e duhanit “Filip Morris” për shitjen e duhanit.
Me këtë rast prodhuesit e duhanit sheqtësimin e tyre e kanë paraqitur tek krytari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë një takimi që u zhvillua sot në kabinetin e tij
Kryetari Arifi gjatë takimit me prodhuesit ka kontaktur me përfaqësuesit e dy kompanive, “Aleanc On Tobako” dhe “Filip Morris” për tu informuar për së afërmi se si qëndron puna me prodhuesit e duhanit.
“Aleanc On Tobako”i ka thënë Arifit se brenda 10 ditëve prodhuesit do ta kenë një përgjigje me shkrim se çka duhet të veprohet më tutje, ndërsa sa i përket kompanisë “Filip Morris” kryetari Arifi do të kontaktojë edhe me drejtorin gjeneral që kjo çështje të zgjidhet sa më parë.
Arifi gjatë takimit me prodhuesit e duhanit ka thënë se, lidhur me këtë problem do ta kontaktojë edhe Qeverin e Sërbisë por dhe organet kompetente dhe të kërkojë zgjidhje të këtij problemi. Edhe pse nuk kanë dokument zyrtarë rreth ndërprerjes së kontratës për prodhuesit e duhanit, ata sot shprehën shqetësimet e tyre, duke kërkuar përkrahje nga kryetari Arifi. Sabri Alishani njëri nga prodhuesit më të mëdhenjë dhe më kualitativ të duhanit tha se, mikëpritja e kryetarit ka qenë shum e mirë dhe se kryetari është duke bërë çmos që ky problem të zgjidhet në dobi të prodhuesve. “Ne duhanin e kemi burim të jetës dhe egzistencën e vetme të sigurtë për familjet tona, ne e dijmë mir se nuk mund të punësohemi të gjithë, andaj edhe sot iu drejtuam kryetarit që të na ndihmojë në këtë drejtim, kryetari menjëherë kontaktoi me kompanit “Filip Morris” dhe “Aleanc On Tobako” dhe ne bësojmë se ky problem do të zgjidhet” tha Alishani. Njëri nga propozimet i cili edhe do të ishte një zgjidhje afatgjate për prodhuesit dhe që do ti knaqte ata ishte edhe kontrata e drejpërdrejt me kompanin prodhuese Filip Morris, pa patur ndërmjetësues siq ka qenë deri më tash “Aleanc On Tobako”./Lugina Press/