Deputeti popullorë Shaip Kamberi, në pralamentin e Serbisë ka ngritur çështjen e problemit të prodhuesëve të duhanit të cilët jo zyrtarisht kanë mësuar se kompania “Alliance one Tobacco” dhe “Filip Moris” nuk do të vazhdojnë kontratat për vitin 2016.
Prodhuesit e duhanit të rajonit të Luginës së Preshevës jo zyrtarisht janë njoftuar së për vitin 2016 nuk do të mund të kenë kontrata në mes tyre dhe “Aleance On Tobako” dhe kompanisë për përpunimin e duhanit “Filip Morris” për shitjen e duhanit.
Këtë çshtje e ka ngriur sot në parlamentin e Serbisë deputeti Shaip Kamberi.
“Prodhimi i duhanit është një mënyrë e vetme për vetë punësim dhe ate jo vetëm të një persooni por i tërë familjes që domethnënë se 250 familjeve të komunës së Bujanocit në këtë mënyrë rreptësisht i ndërpriten burimet për një jetë normale ka thënë mes tjerash Kamberi.
Me këtë rast Kamberi iu ka drejtuar kryeministrit të Serbisë se a do ti shfrytëzoj kryeministri kompetencat e veta që të bisedoj me përfaqësuesit e “Alliance one Tobacco” në mënyrë që 250 prodhues të duhanit rrespektivisht më së paku 1250 banorë të komunës së Bujanocit të mos mbesin pa të ardhura për jetesë?
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=Z9EhNJ2iEtk&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]






