Home Aktuale Arifi viziton Hadije Surroin, motrën e Sezai Surroit

Arifi viziton Hadije Surroin, motrën e Sezai Surroit

760
0
SHARE

Edhe pse e shtyer në moshë, dhe disa qindra kilometra larg shkollës e cila mban emrin e vëllait, Zonja Hadije Surroi gjithmonë është afër Bujanocit ku familja e sajë por edhe vet ajo dha një kntribout të madh në jetësimin e arsimit shqip në Luginë të Preshevës, veqmas në komunën e Bujanocit.

Zonja Surroi me familjen e sajë sot jeton në Beograd, në kohën e ish-Jugosllavisë ajo ishte ndihmëse e Ministrit për Arsim, dhe kontributi i sajë në fillimin e shkollimit të mesëm dhe jetësimin e Gjimnazit shqip ishte i pazëvendësueshëm, e që sot shkolla e mesme në Bujanoc jo më kotë mbanë emrin “Sezai Surroi” vëllait të Hadije Surroit. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë qëndrimit të tij në Beograd i bëri një vizitë Zonjës Surroi e cila si gjithmonë ishë shumë mikëpritëse, veqmas për mysafirët nga Bujanoci mikpritja është vëllazërore. Gjatë kësaj vizite në shenjë mikpritjeje dhe rrespekti për shkollën e mesme “Sezai Surroi” Hadije Surroi i ka premtuar kryetarit Arifi se shkollës së mesme “Sezai Surroi” do ti dhurojë pianon familjare e cila shumë shpejt do të jetë në objektin e shkollës. Kryetari Arifi u shpreh se, familja Surroi gjithmonë do të jetë një shembull për shum gjenerata, se si duhet ndihmuar arsimi shqip në Luginë.