Home Aktuale Hoxhë Abdulhakim Shaqiri nga Përlepnica e Gjilanit shembull i çështjes kombëtare...

Hoxhë Abdulhakim Shaqiri nga Përlepnica e Gjilanit shembull i çështjes kombëtare e fetare(video&foto)

1773
0
SHARE

Në fshatin Përlepnicë të komunës së Gjilanit në mënyrën më të mirë të mundshme është bërë dorëzim pranimi i detyrës së imamit të xhamisë së këtij fshati raporton Lugina Press.

1506793_1740329502862617_5582599253248765587_n
Abdulhakim Shaqiri imam shum vjeçar në xhaminë e fshatit Përlepnicë të Gjilanit më 1 janar të vitit 2016 i ka dorëzuar detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe domokratike të riut  hoxhës Fidan Xhelili nga po i njejti fshat.
Gjesti i hoxhës Abdulhakim Shaqiri duhet të jet shembull jo vetëm për punonjësit pranë Bashkësisë Islame por edhe për institucionet tjera shqiptare ku do që janë se në çfar mënyre demokratike duhet të dorëzohet detyra.

735214_1740329422862625_3674997366824165381_n
Imami Abdulhakim Shaqiri u lind në fshatin Përlepnicë të komunës së Gjilanit, ndërkaq në postin e detyrës së imamit shërbeu rreth dy dekada duke e trashëguar këtë detyrë nga babai i tij mulla Shefketi një hoxh me moral të lartë në këtë rajon.
Abdulhakim Shaqiri para se të marrë detyrën e imamit më parë punoi si arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore “Skënderbeu” në Përlepnicë.

11025156_421093404733836_2470177755614166320_n
Ndërkohë ai e zëvendësoi babain e tij mulla Shefketin në detyrën e imamit  në mungesë të teologëve të këtij fshati.Ndërkaq vendin e tij të arsimtarit të gjuhës shqipe e dorëzoi në moralin më të lartë duke u thirur në ate se secili të mbajë nga një post.
Abdulhakim Shaqiri shkollën fillore e kreu në Përlepnicë, të mesmen në Prishtinë medresen “Alauddin” ndërkaq shkollën e lartë gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup.

1604823_369169039926273_5625102473223862559_n

Ai përveç që shërbeu në edukimin e brezave të rinjë si arsimtar dhe si imam në xhami, shërbeu edhe në çështjen  kombëtare gjatë detyrës së tij si imam duke marrë në mbrojte tërë fshatin Përlepnicë gjatë periudhës së luftës në Kosovë./Lugina Press/

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=kzu2PciACuQ&feature=youtu.be   ” width=”560″ height=”315″]