Fondi Humanitar i Breznicës të komunës së Bujanocit bëri hapin tjetër , duke dorëzuar çelësat e traktorit në shërbim të punëtorëve të ktij fshati.
Në prani të shumë mërgimtarëve si nga Gjermania, Zvicra e vende të ndryshme dhe në prani të qytetarëve të Breznicës, në mënyrë solemne dy punëtorët e Breznicës pranuan çelësat e traktorit.
Të pranishmëve fillimisht ju drejtua Hajrush Selmani i cili pasi që ia dha celësat dy punëtorëve të fshatit Mefail Halimit dhe Gëzim Ajdinit, shfrytëzoj rastin që të përshëndes të pranishmit, mërgimtarët e gjithë të tjerët. Ndihem shumë mirë kur ju shoh së bashku, ne po mundohemi me gjitha mundësitë që kemi të bëjmë dicka për ju, në mënyrë që ta lehtësojmë jetën në Breznicë.
Fjalë përshëndetëse pati edhe Eshref Asani nga Zvicra i cili poashtu u shpreh shumë entuziast për gjitha këto aksione që po ndodhin në fshat nga më të ndryshmet. Jam i bindur se nuk do të ndalemi me kaq, së bashku do të ecim drejtë sukseseve për vendlindjen.
Më pas, Isen Iseni para të pranishmëve u shpreh se: ”Është vërtetë kënaqësi të jemi pranë jush, të bëjmë dicka për ju, ky është vendi ynë i përbashkët të cilit i kemi borgj”.
Ndërsa në fund, Bashkim Shabani ju drejtua të pranishmëve me fjalë përshëndetëse duke ju dëshiruar gjitha të mirat, ndjehem shumë mirë pranë jush, ne po mundohemi që të gjithë së bashku të bëjmë dicka për vendlindjen, i falenderoj dhe i përshëndes të gjithë ata që janë këtu, dhe janë në mërgim e nuk patën mundësi të jenë sot këtu. Ne si fond i Breznicës do të mundohemi që të bëjmë të pamundurën për vendlindjen, kështu bashkërisht nuk do të ndalemi vetëm me traktorin, do të bëjmë edhe më shumë se kaq, dhe kshtu dal nga dal shumë punë po binë në vendin e vet.
Ndërsa, sot kishte ardhur edhe profesori i nderuar Avni Behluli për të dhënë dritën jeshile për botimin e librit. ”U jam shumë falenderues për kontributin tuaj që po bëni për vendlindjen, po edhe për punën time që sado pak jam munduar të bëj për vendlindjen duke përgatitur një monograsi për Breznicën e që me ndihmën tuaj tani e tutje do të nisim procedurën për botimin e këtij libri për të cilin besoj se është shumë me rëndësi”.












