Home Aktuale Kryetari Arifi priti Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd ...

Kryetari Arifi priti Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd Valdet Sadiku

1198
0
SHARE

Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi takoi sot Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd Valdet Sadiku.
Në këtë takim u diskutuan shume çështje rreth situatës së përgjithshme në Luginë të Preshevës por me theks të veçantë u diskutua problemi i mos njohjes së diplomave të Universitetevë të Rebublikës së Kosovës nga Shteti serb si dhe bllokimi i librave për shkollat fillore në Terminalin Doganor të cilat janë donacion i Ministrise së Arsimit ,Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës për nxënësit shqiptar në Luginë.
Kryetari Arifi dhe ambasadori Sadiku kanë takime të rregullta konsultative dhe vëllazërore gjithashtu u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdoje edhe në fusha të tjera të cilat janë të rënëesishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.