Se gjuha shqipe nuk njihet si duhet dhe nuk rrespektohen rregullat gramatikore të saj edhe nëpër institucione, këtë e vërteton fotoja e shkrepur nga fotoreporteri i Lugina Press ndaj foltores në Kuvendin Komunal në Preshevë.
Mbishkrimi në këtë foltore është bërë në tre gjuhë ndërkaq në foto shihet se në mbishkrimin në gjuhën shqipe KOMUNA E PRESHEVËS nuk është shkruar prapashtesa “S” .Ky gabim është vërejtur edhe nga lexues të portalit “Lugina Press”, në disa foto të postuara gjatë ditës së sotme./Lugina Press/







