Me një program kulturoro artistik është shënuar sot dita e shkollës”Muharrem Kadriu” në Tërnoc.
Ndryshe nga vitet e kaluara kësaj here në shënimin e ditës së shkollës “Muharrem Kadriu” përveç nxënësve, mësimdhënësve, e prindërve, prezent ishin edhe musafir nga Turqia me prejardhje nga Tërnoci por edhe biznesmen të tjerë nga po ky shtet e të cilët kanë shprehur dëshirën për investime në Bujanoc.
Në pritje të musafirëve doli edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpuntorë e që karvanit të pritjes së musafirëve iu bashkuan edhe mësimdhënësit e këtij institucioni arsimorë.

Hajde bujrum ishin fjalët që tingëllonin po thuajse nga çdo nikoqir që kishtin dal në pritje të këtyre më se 18 binemenëve nga turqia.
Si duket kjo fjalë i lentë përshtypje të mëdha çdu musafiri nga turqia ngase kjo fjalë i liroi aq shum musafirët sa që si duket filluan të e ndjenin vetët sikur të ishin në shtëpi të tyre ngase kjo fjalë tregon adetet dhe traditat e njejta në mes dy popujve.
Fillimisht u bë përurimi i pllakës dhe prerja e shiritit për hapjen e shkollës pas renovimit të objektit që u financua nga biznesmeni shqiptar në Turqi me prejardhje nga Tërnoci Bajram Kumova.

Ndërkohë pas vzitës së objektit filloi programi i përgaditur për nderë të ditës së shkollës “Muharrem Kadriu”.
Programi filloi me intonimin e himnit kombëtar.Ndërkohë delegacionin nga turqia edhe më shum e impresionoi fjalimi i moderatorës dhe mësueses së kësaj shkolle Feride Salihu e cila iu drejtua dhe i përshëndeti në gjuhën turke.
Delegacionin turk e përshëndeti drejtori i shkollës Naim Salihu, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i BL-së të Tërnocit Agim Haliti.
Ndërkohë fjala e rastit iu dha edhe delegacionit nga Turqia duke filluar nga donatori Bajram Kumova me pas Veli Terzi po ashtu me preardhje nga Tërnoci derisa të pranishmit i përshëndeti edhe përfaqusuesi i organizatës së biznismenëve dhe industrialistëve me prejardhje nga Ballkani “Rumelisiada” në Turqi Eroll Kilikçier,
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=0apSsO4cDUo ” width=”560″ height=”315″]
Ndërkohë delegacioni turk nxnësve të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” i dhuruan nga një çantë shkollore./Lugina Press/


























