Home Aktuale Medvegja, Bujanoci e Presheva të lirohen nga tatimi dhe disa taksa !!!

Medvegja, Bujanoci e Presheva të lirohen nga tatimi dhe disa taksa !!!

1638
0
SHARE

Ky Rajon më i pa zhvilluar është domosdoshmëri e kohës  që të ndihmohet që së paku të lirohet nga tatimi në pronë si dhe taksa e kontribute tjera . Borxhet të ngrihen apo edhe  të lirohen plotësisht  nga tatimi në pronë  dhe taksa tjera .  Që nga viti 1999 deri në vitin 2015  të lirohen nga tatimi   .  Propozimi në fjalë  është që tri Komunat duke i marrë parasysh rrethanat duke miratuar edhe me një rekomandim që t’ju drejtohet Parlamentit dhe Qeverisë së Serbisë por edhe instancava e mekanizmave ndërkombëtar  që nga të gjitha borxhet  e mbetura të pa paguara   të   lirohen  . Kjo do të ndihmonte të gjitha ata që dëshirojn të kthehen dhe të jetojn në trojet e të parëve . Ndihma do të ishte edhe për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit  që mendojn të kthehen  dhe të vazhdojn të marrin dokumenta të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës .    Këto tri Komuna  të ndihmohen , mbështeten  dhe të përkrahin   çdo familje që është duke jetuar aktualisht në këtë Rajon më të prapambetur të Europës .  Një nga  investimet është edhe kjo – bile të lirohen nga disa taksa dhe kontribute  ,pasi  ende ska edhe pas më se një dekadë e gjysmë nga projekte serioze për kthim të ndihmuar nga Qeveria e Serbisë  .Duke u liruar nga tatimi në pronë si dhe taksa e kontribute  ,kështu do  të joshen njerëzit për të vazhdura të jetojn e pse jo edhe për ata që  dëshirojn të kthehen në toka e të parëve  .Ne më herët  kemi kërkuar  publikisht që për Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë të mbahet një konferencë e donatorëve që së pari të marrin pjesë Prishtina, Tirana dhe donator të huaj .  Serbët lokal në Kosovë gëzojn  shumë  beneficione të mdha  vetëm nëse jan të  rexhistruar si të zhvendosur , kurse  të zhvendosurit  shqiptarë gati kan mbetur nënë mëshirën e fatit të tyre .

Tani jan dy deputet  shqiptarë në parlament të Republikës së Serbisë në Beograd dhe këtë çështja ta shtrojn  dhe që kjo krahinë është si një ndër rajonet më të prapambetura jo vetëm në ish hapsirat Jugosllave por edhe në Europë  të  lirohen nga  disa taksa dhe tatimi në pronë  .Këtë Rajon në zhvillim  do të ndihmonte edhe më shumë në mos shpërngulje edhe  mbajtja e  një konferencë e donatorëve .

Refik  HASANI,II

Shkruan : Refik HASANI, Autori është publicist i pavarur  dhe ka përfunduar studimet post diplomike në Master .

 

LEAVE A REPLY