Home Aktuale Nikoqirët e Festivalit të Komedisë Shqiptare u prezantuan me “Jashtë bie borë”

Nikoqirët e Festivalit të Komedisë Shqiptare u prezantuan me “Jashtë bie borë”

1186
0
SHARE

Veçanti e shfaqjes “Jashtë bie borë” e teatrit të Preshevës ishte regjisura. Gjetjet e shumta ideore dhe mizanskenike brenda këtij formati teatror e kanë karakterizuar rrjedhën e shfaqjes, përkatësisht energjia e pashterrshme dhe intriguese e trupës së aktorëve

Naser Shatrolli

“Jashtë bie borë”, autor Vincenze Salemme, regjisor Musa Isufit – projekt teatror i dizajnuar nga një kontekst jashtëzakonisht interesant nga pikëpamja e përzgjedhjes së aktorëve – karaktere të veçanta, meqë vepra ka specifikacionet e saj në përmbajtje, përderisa ka një logjikë – mendësi psikodramatike brenda brumit familjar dhe nga pikëpamja e gjetjeve skenike, mizanskenës – regjisurës është e mirëqenë dhe e admirueshme.
Meqë bëhet fjalë për një trekëndësh vëllazëror dhe njëri prej tyre ka një botë të pasur, është hero i fantazisë, magjistar kur do që ti ndërroj destinacionin fatkeqësisë, gjykatës kur do të ndaj drejtësi në familje, polic kur ka nevojë për kërbaq, ose konduktor kur duhet shmangur biletës së përjetësisë ose e kundërta .
Është Çiço (Gani Veseli) karakter atraktiv në lëvizje, pamje, gjeste, në teket e tij, në veshje, në shpirtbardhësinë e borës së ëndërruar.

Nëna në raport me fëmijët është ligj biblik para se gjithash. Ajo është nënë, testamentin e pasurisë të çdo pëllëmbe do ta kurdiste me fatin e botës së fëmijëve në nevojë – fëmijë me të meta. Andaj ky format teatror është i qëndrueshëm në dramaturgji. Drama ndërlidhet me humanizmin, ka element të “Nënës Tereze” në botëkuptimin filozofik, ka mëshirën para se gjithash, ka dinjitetin karshi njerëzve me nevoja të kufizuara, ka mesazhin për çdo familje, për çdo prind, ka dhembjen e kurdisur meqë vëllezërit nuk do mbajnë peng jetën e tyre për të metat e botës. Mirëpo, këtë rast, gjetja ishte e qëndrueshme.
Të tre vëllezërit janë pothuajse të njëjtë nga pikëpamja psikologjike dhe nga tipizimi apo veprimet që ata prodhojnë në proces.
Të tre duken se nuk janë mjaftueshëm të aftë me menaxhuar jetën ndarasi, dhe vdekja ndoshta do të ishte gjetja më e besueshme këtë herë. Fal aktorëve të cilët imitojnë njëri tjetrin, ose javën një tërësi e ndarë në tresh. Natyrisht se ka përkufizime dhe element që do ti dalloj nga njëri tjetri.
Çiço në vetëvete ka drejtësi të pafundme në raport me jetën, me intuitën, me dëshirat dhe ëndrrat e mëdha që ka për gjithçka që e rrethon.

Gjetjet e shumta e bëjnë më të veçantën këtë shfaqje për këtë edicion, meqë është punuar dhe ndërtuar deri në maksimumin e mundshëm. E kam një përshtypje se Musa Isufi ka qenë jashtëzakonisht i lidhur shpirtërisht me këtë tekst – temë.
Trajtimi që ai ju ka bërë karaktereve është gjetja më intriguese që kam parë.
Janë tre aktor vendës nga Presheva dhe një nga Kumanova: Gani Veseli, Gjelbërim Emini, Ismail Kasumi, Artan Ibishi.

12195887_10153365773564107_7293236406770227776_n