Home Aktuale Përgjaket Rruga e Kombit, tre të vdekur (Foto)

Përgjaket Rruga e Kombit, tre të vdekur (Foto)

954
0
SHARE

Tre të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit që ndodhi pasditen e sotme

Fotot janë dërguar nga një lexues, i cili po voziste në rrugën e kombit.

Ndërkohë mediat nga Shqipëria raportojnë se fillimisht ishte një automjet tip “Ford” i cili kishte dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Kur karrotreci mbërriti për të tërhequr makinën e aksidentuar, një tjetër automjet që lëvizte me shpejtësi është përplasur me karrotrecin, duke i shkaktuar vdekjen tre personave, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Aktualisht policia është në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore.