Ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograd Valdet Sadiku dhe bashkëpunëtori i tij Amir Haziri, qëndroi sot në Bujanoc.
Në një drekë pune sot në Bujanoc ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograd Valdet Sadiku u takua me Kryetarin e Komunës z.Nagip Arifin dhe Kryetarin e KNSH -së z.Jonuz Musliun.
Në këtë takim u diskutua për situatën politike në Luginë të Preshevës si dhe për problemet e shqiptarëve në përgjithsi, me theks të veçantë u diskutua edhe për marrëveshjet e arritura në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Komuna e Bujanocit dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Beograd kanë takime të rregullta si në Bujanoc ashtu edhe në Beograd.






