Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura të Kosovë nuk ka ndonjë limit kohor.
Sipas tij, çdo gjë është gati për këtë proces, të gjitha përgatitjet janë bërë, vetëm pritet të votohet në Kuvend.
“FAK-u, pavarësisht shtyrjeve eventuale, gjithsesi se do të votohet. Pasojat eventuale, nëse nuk votohet FAK-u, do të jenë në ngadalësimin e ecjes së këtij mekanizmi në rrugën e vetë drejt integrimeve veriatlantike – drejt NATO-s”, ka thënë Çeku për Telegrafin.
Ndryshe, as të hënën (sot) pas dy orësh në takimin e liderëve në Ambasadën e SHBA-ve, nuk është arritur pajtueshmëri për Forcat e Armatosura të Kosovës. Kjo çështje pritet të shtyhet për nesër?!.






