Home LAJME Arsyet pse duhet të hani tranguj çdo ditë

Arsyet pse duhet të hani tranguj çdo ditë

1587
0
SHARE

Shfrytëzoni përparësitë e sezonit të trangujve duke i konsumuar për çdo ditë, sepse, përveç në zvogëlimin e rrezikut të kancerit, hidratojnë trupin dhe eliminojnë toksinat në trup.

Ju paraqesim 7 arsyet pse duhet të konsumoni trangullin.

Hidraton trupin dhe eliminon toksinat

Trangulli është hidratues i shkëlqyer për lëkurën, sepse 95 për qind e trangullit përbëhet nga uji, si dhe përmban vitamina të cilat janë të nevojshme në baza ditore për trupin tonë.

Lëvorja e trangullit është jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, prandaj është e rekomandueshme që të mos qërohet, por të konsumohet me të, por vetëm në qoftë se jeni i sigurt se nuk është spërkatur me pesticide, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Përmirëson tretjen dhe redukton kilogramët

Trangulli përmban pak kalori për shkak se ajo është përplot ujë dhe në këtë mënyrë paraqet një mbështetje ideale ushqyese për ata që duan të humbin peshë. Dietologët këshillojnë përdorimin e trangujve në të ushqyerit e përditshëm, kështu që mund të bëni supë, sallatë ose ta përzieni me kos. Fibrat nga trangulli ndihmojnë tretjen, kurse kjo është një arsye më shumë pse duhet t’i adhuroni më tepër.

Burim i pasur i vitaminës B

Trangulli përmban mjaft vitamina A, B dhe C, që janë të nevojshme për të mbajtur sistemin imun të shëndoshë dhe për të marrë energjinë e nevojshme. Është veçanërisht një burim i pasur i vitaminës B, prandaj shfrytëzoni sezonin e tyre.

Eliminon frymën e keqe

Nëse hani tranguj mund të harroni çamçakëzin dhe luftën me erë të pakëndshme. Trangulli do të rifreskojë zgavrën e gojës dhe do të shërojë plagët e imëta. Vendosni një fetë trangulli në gjuhë dhe mbajeni një gjysmë minutë, bakteret përgjegjëse për frymën e keqe do të eliminohen.

Parandalues dhe kurë për shumë sëmundje

Për shkak të përbërjes së tij trangulli redukton rrezikun nga disa lloje të kancereve të tilla si: kanceri i gjirit, i prostatës dhe i mitrës. Është treguar të jetë efektiv në luftën me diabetin dhe nivelin e lartë të kolesterolit.

Lëngu i trangullit përmban një hormon që është i nevojshëm për qelizat e pankreasit për të prodhuar insulinë. Trangulli përmban sasi të mëdha të fibrave, kalium dhe magnez dhe rregullon presionin e gjakut, shkruan “Zëri”.

Image

I shkëlqyeshëm për flokët dhe lëkurën

Trangulli është i pasur me mineralin silicium, i cili i bën flokët dhe thonjtë tuaj më të ndritshme dhe të forta. Squfuri dhe silici nga trangulli ndihmojnë për të nxitur rritjen e flokëve. Ndihmon kundër djegies nga dielli dhe për të parandaluar irritimin e lëkurës. Vendosni trangullin mbi pjesët e trupit që janë ekspozuar gjatë në diell, kurse veprimet efektive të trangullit do të lehtësojnë skuqjen. Gjithashtu, për të pastruar fytyrën vendosni feta trangulli në fytyrë.

Shëron sytë

Pritini një copë të trangullit të ftohtë dhe e vendosni në zonën e syve. Kjo do të ndihmojë në qoftë se sytë janë të fryrë ose nëse i keni të theksuara qeskat e syve.