Home Aktuale Mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit nga kryetari i Bashkësisë Islame...

Mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit nga kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë Granit Kamberi

899
0
SHARE

Të nderuar besimtar,vëllezër e motra.Nesër është dita e parë e festës së Fitër Bajramit,e cila vjen pas kryerjes së një adhurimi një mujor agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkësis Islame ne Preshevë dhe në emrin tim personal të ua urojë festën e Fitër Bajramit.
Nëpërmjet të agjërimit dhe adhurimeve të shumta jemi munduar që të pastrojmë shpirtrat tanë nga urrejtja,injoranca,xhelozia.Ngasa agjërimi,na ka pastruar nga egoizmi,koprracia dhe na ka udhëzuar në punë të mira dhe rrespekt për njëri tjetrin.
Le të jetë ky bajram një hallkë e zinxhirit të qëndrueshmërisë së popullit shqiptarë në përpjekje për të jetuar në paqë,të lirë dhe pa brenga.
Lusim Allahun fuqiplotë për shëndet të mirë,lumturi,në këtë botë dhe në botën tjetër AMIN!