Maturantët e shkollës së mesme ‘’ Sezai Surroi’’ në Bujanoc, kanë festuar mbrëmjen e maturës në restorantin ‘’ 5 yjet “.
Kohëve të fundit në rajonin e Luginës së Preshevës, në mënyrë solemne shënohet nata e maturës, madje edhe semimatura nëpër shkollat fillore,
Ndaj, maturantët e shkollës së mesme ‘’ Sezai Surroi’’ në Bujanoc mbrëmë kanë festuar mbrëmjen e maturës, me ç’ rast nxënësve të dalluar drejtori i shkollës së mesme Zejni Fejzullahu, iu ka ndarë mirënjohje.
Fejzullahu ka shprehur kënaqëinë e tij për sukseset e maturantëve të katij viti shkollorë.
Për t`u përshëndetur dhe për t`i parë në defilimin e tyre maturantët , në oborrin e shkollës e më pas të restorantit ishin tubuar familjarë, shokë , të afërm të tyre, qytetarë të tjerë nga komuna e Bujanocit, madje nuk kishin munguar as karrocat e fëmijëve.
Maturantët të entuziazmuar nga nata e fundit festive e tyre, u shprehën të gjithë të lumtur që katër vitet e tyre kanë kaluar si një familje dhe se bankat shkollore, do të mbesin të paharruara për ta
Të gjithë maturantët dukeshin të entuziazmuar për këtë natë magjepse derisa shumica prej tyre deklaruan se do të vazhdonin studimet./Lugina Press./

































































