Home Aktuale Rrufeja goditi shtëpinë e Avni Ahmetit , nuk ka të lënduar

Rrufeja goditi shtëpinë e Avni Ahmetit , nuk ka të lënduar

998
0
SHARE

Rrufeja ka goditur shtëpinë e Avni Ahmetit në rrugën e Vranjës në Preshevë. Lëndime në njerëz nuk ka patur por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shtepia rrufeja 3

Edhe pse nuk pati lëndime në njerëz por dëmet materiale ishin mjaft të mëdha, këtë na e konfirmoi zonja e shtëpisë Feime Ahmeti. Jemi me fat që tre fëmijët dhe bashkëshorti i saj nuk ishin prezent në shtëpi në momentin kur ka ndodhur ngjarja në fjalë që kati i dytë i shtëpisë është kapluar nga zjarri. Ata për momentin nuk janë duke qëndruar në shtëpi sepse të gjitha mobilet janë të shkatërruara. Ekipi i zjarrfikësve menjëherë ka dalë në vendin e ngjarje që sipas tyre ka arritur të shpëtoj nga zjarri kulmin e shtëpisë. E pasionin për fotografin nuk e ndali as rrufeja që Krenar Halimi në momentin kur ka goditur rrufeja ka qenë duke bërë fotografi.Sipas zonjës në fjalë dyshohet se rrufeja ka goditur direkt televizorët dhe që më pas ka shkrepur zjarri./Lugina Press/