Kanë përfunduar garat komunale në recitime Presheva 2015,në këto gara kanë marrë pjesë nxënës të ciklit të ulët dhe të lartë fillor dhe të mesëm. Fituesit e këtyre garave sfidën e tyre do ta vazhdojnë në garat rajonale.
Ledion Ramadani nga cikli i ulët fillor,Nurije Osmani nga cikli i lartë fillor dhe Xhemile Hasani nga cilki i lartë i shkollës së mesme u shpallën fituesit e parë të garave komunale në recitime të cilët u mbajtën gjatë dy ditëve. Interesimi I nxënësve çdo vit e më shumë po bie,sipas jurisë profesionale mësimdhënësit janë ata që duhet të punojnë më shumë me nxënësit përmes aktiviteteve të mbajtura gjë e cila mungon nëpër shkollat tona.
Juria profesionale e përbërë prej katër anëtarësh ka vlerësuar se në këto garat e recitimeve ka edhe nxënës mjaft të shkëlqyer të cilët me forcat e veta kanë dhënë maksimumin.
Edhe këtë vit nikoqir i këtyre garave ishte Shtëpia e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë në krye me drejtorin Naser Nuredini,sipas tij nga viti në vit interesimi për këto gara po zbehet,por me gjithat ai është ndarë i kënaqur me jurinë profesionale e cila ka vlerësuar profesionalisht garuesit.Pas përfundimit të garave komunale në recitime nxënësit fitues garat do ti vazhdojnë në ato rajonale të cilat pritet të mbahen javëve në vazhdim./Lugina Press/






