Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit është bërë nënshkrimi i 99 kontratave të punës.
Në mesin e atyrë që do të punësohen, 59 janë me aftësim profesional, 33 nga subvencionet e ndërmarrjeve private, 6 nëpunëss në drejtoratin tatimor për regjistrimin e pasurisë dhe një praktikantë në administratën komunale.

Në ceremonin e këtyre kontratave morrën pjesë drejtuesit e institucionve publike, drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve private.
“Kemi rastin t’i ndajmë kontratat për drejtorët e shkollave, të organizatave publike, që kanë bërë kërkesë për aftësimin profesional të 59 personave që kanë kryer fakultetin dhe shkollimin e lartë. Poashtu do të kemi mundësi të ndajmë 33 kontrata, apo 33 persona do të kenë mundësi të punësohen në kompanitë private, 6 kontrata do të ndahen për drejtoratin tatimor dhe një në adinistratën komunale”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Arifi këtë ditë e quajti ditë historike pasi sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur ëasnjhëer në komunën e Bujanocit.
Për rrjedhën e ecurisë së këtyre konkurseve e saqron Sali Salihi nga zyra për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=MBLxXEFe66s&feature=autoshare ” width=”560″ height=”315″]






