Partia Demokratike në krye me Dr. Nagip Arifin ka vzhduar shpalosjen programit të sajë në tubimin zgjedhorë të zgjedhjeve të 24 prillit në fshatin Samolicë.
Shumica e banorëve të këtij vendbanimi që kishin ardhur për ti dhënë përkrahje të fuqishme Dr.Nagip Arifit i cili në mandatin e tij si kryetar komune kishte realizuar një sërë projektesh me rëndësi jetike për këtë fshat i bënë një pritje madhëshore të parit e PD-së Nagip Arifit.
Tubimi u hap me intonimin e himinit kombëtar dhe me një minut heshtje.

Fillimisht para të pranishmëve foli Fejzi Beqir i, sekretar gjeneral së PD-së i cili tha se sot ndjehem krenar dhe ballëhapur para jush sepse ate që e kemi premtuar edhe e kemi realizuar dhe e bënë realitet. Beqiri po ashtu tha se që kur ekziston bashkësia lokale e fshatit Samolicë e deri në vitin 2012 nuk është investuar, sa është invetuar gjatë katë viteve të fundit.
Emsale Jahiu sekretare e forumit të gruas pranë PD-së thekoi se Partia Demokratike për dallim nga subjektet tjera ka për qëllim afirmimin e poztës së gruës në shoqëri, këtë më së miri e tregon edhe struktura e listës së PD-së.
Ndërkohë Arbër Pajzaiti shef i shtabit zgjedhor të PD-së tha se Samolicën e kemi vizituar shum herë dhe sa her që e kemi ardhur e kemi gjetur më të bukur, sepse në këtë fshat investoi PD.
Se rinia ka vend të posaçëm në PD këtë e dëshmon edhe nëndega e fshatit Samolicë tha Fitor Asani nga rinia e Partisë Demokratike në Samolicë.
Para të prnishmëve foli dhe Samet Latifi këshilltar i PD-së për në asamblen komunale i cili elabori realizmin e projekteve.
Në fund Nagip Arifi kryetar i PD-së njëherit dhe kryetari komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se gjatë këtyre katër viteve në Samolicë kemi realizuar projekte të shumta si në infrastrukturë, zhjvillimin e bizneseve.
Arfi po ashtu tha se edhe për katër vitet e ardhëshme në Samolicë do të investojmë edhe në shum projekte tjera.
Partia Demokratike tubimin përmbyllës do të e mbajë të mërkurën më 20 prill në ora 18.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=B-KgTI1ST2A ” width=”560″ height=”315″]













