Home Aktuale Shënohet përvjetori i 15-të i dëshmorëve të Breznicës së Bujanocit

Shënohet përvjetori i 15-të i dëshmorëve të Breznicës së Bujanocit

1037
0
SHARE

Në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit sot u shënua përvjetori i 15-të i dëshmorëve të Breznicës.

Në këtë tubim  përkujtimorë kanë marrë pjesë përfqësues të BL-së të fshatit Breznicë, përfaqësues të OVL-së së UCPMB-së familjarë të dëshmorëve, veteran të luftës çlirimtare etj.

IMG_3972-640x360
Jemi tubuar sot këtu, pranë varreve të dëshmorëve tanë, për të shënuar 15-të vjetorin e rënies heroike në luftën clirimtare të UCPMB-së. 15 vite më parë, krismat e pushkëve të Enverit dhe Sherfit, bënë kthesën më të madhe historike të luginës së Preshevës. Enveri dhe Sherifi u rritën në frymën më të pastër patriotike që në fëmijëri, duke mësuar se si duhet dhe mbrohet atdheu. Enveri dhe Sherifi, vazhduan amanetin e Bacës Lam, nga i cili u inspiruan për atdhedashuri. Dhe pikërisht këtu në Breznicë, filluan edhe celulat e para të UCPMB-së duke marr jehonë në mbarë Shqiptarinë, theksoi Shpend Xhelili.
Fjala e rastit iu dha edhe nënkryetarit të BL-së z.Arif Arifi, Ismet Tafilit veteran i UCK-së dhe antarë i shoqatës vatra dhe Afrim Agushi nga OVL e UCPMB-së. Ndërkaq në emër të familjarëve të dëshmorëve fjalën e rastit e mori Kastriot Jonuzi, nip i Sherifit.dhe Sabile Bajrami, bija e Shabanit. (poezi)

Ndërsa  në fund u vendosën kurora lulesh:
– Familja e dëshmorit ”Enver Bajrami”
– Familja e dëshmorit ”Sherif Jonuzi”
– Bashkëluftëtarët e UCPMB-së nga Breznica.
– Bashkësia lokale e fshatit Breznicë.
– OVL e UCPMB-së.

Enver Rasim Bajrami i lindur me 30.09.1976 – 21.04.2000 Z.O.e ”Breznicës Brigada 112”
Enveri u lind në Breznicë, shkollën fillore e kreu në vendlindje atë të mesme në Roganë.
Enveri ishte edhe ushtarë i UÇK-së brigada ”172 Isa Kastrati”.
Në UÇPMB ishte një ndër të parët në themelimin e saj.

Sherif Faik Jonuzi i lindur më 28.12.1978 – 21.04.2000 Z.O. e Breznicës Brigada 112”.
Sherifi u lind në Breznicë shkollën fillore e kreu në vendlindje të mësmen në Roganë, më pas vijoi shkollimin e lartë në shkollën Petagogjike Skendërbeu në Gjilan.
Sherifi mori pjesë në luftën e UÇK-së në Z.O. të Karadakut e pastaj në zonën operative të Pashtrikut, mori pjesë në operacionin ”Shigjeta” në luftën e UÇPMB-së ishte ndër themeluesit e parë, ra heroikisht së bashku me Enver Bajramin në Gjergjec.
Pas rënjes heroike të tyre, menjëher emërtohet edhe brigada 112 ”Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami”./Lugina Press/