Karroca dyshe ka lëvizur dhe ka rënë në kanal, në momentin që nëna tyre është shpërqendruar duke e hequr një bletë nga trupi.
Eli dhe Silas Keslar, nga Yuma e Arizonës, ishin të lidhur për karrocen të cilën nëna e tyre Alexis e lëshoi vetëm për një moment nga dora.

Ajo u përpoq të shpëtonte ata, por uji ishte shumë i thellë dhe rrjedha e shpejtë, kurse bregu i pjerrët e bënte edhe më të vështirë situatën, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të kanalit e kanë ndalur ujin. Fëmijët janë gjendur menjëherë dhe janë dërguar në spital.
Mjekët kanë konfirmuar se djemtë 18-muajsh kanë vdekur si pasojë e mbytjes nga uji. /Telegrafi/






