Në mesin e 18 komunave, komuna e Preshevës përmes zhvillim ekomomik ka përfituar projektin në ministrinë e ekonomisë në vlerë prej afro 100 mijë eurove.
Ministri i ekonomisë Zheljko Sertiç gjatë takimit në Bujanoc me autoritetet e pushteteve lokal dhe afaristët ,gjatë prezantimit të projekteve të komunave , i ka rënë në sy projekti i zonës industriale Çukarkë , projekt ky me të ardhme për investitorët. Sipas kryetarit Mustafa, komuna e Preshevës përmes zyrës për zhvillim ekomomik ka konkurruar në ministrinë e ekonomisë në projektin me moton për mbështetjen dhe avancimin e ambientit ekonomik të komunave , ku ka arritur që në mesin e 18 komunave të përfitoj projektin në vlerë prej afro 100 mijë eurove.
Sipas kryetarit Mustafa ky projekt ka një peshë të madhe për zonën industriale , por sipas tij komuna ka gati edhe projektin tjetër ku parashihet asfaltimi i rrugës nga korridori dhjetë në drejtim të zonës industriale.
Por në projektin e ministrisë së ekonomisë komuna e Preshevës në mesin e 17 komunave tjera ka arritur të përfitojë mjete më shumë se shumë komuna tjera .
Zona industriale Çukarkë konsiderohet shpresa e vetme e zhvillimit ekonomik në Preshevë ,ndërkaq janë përcaktuar edhe parcelat që investitorët do të kenë mundësi zgjedhje varësisht nga biznesi i tyre. Zona Industriale Çukarkë ka një hapësirë prej 16 hektarësh ku financimi i planifikimit detal është bërë nga Progresit i delegacionit Evropian. Sipas kryetari të komunës Mustafa të gjitha kushtet do të bëhen me standarde evropiane.Zona industriale Çukarkë do të realizohet në faza , ndërsa kostoja do të jetë mbi 1 milion euro. /Lugina Press/






