Ditëve në vazhdim do të filloj ndërtimi xhamisë së re në fshatin Zhunicë,pasi është vënë gurthemeli i këtij objekti fetar.
Në fshatin Zhunicë është vënë gurthemeli i xhamisë ë re ,me këtë rast kanë marrë pjesë fshatarë,imam dhe mysafirë të tjerë.
Kryetari i BL të Zhunicës Selajdin Mustafa njëherit dhe kryetar i këshillit iniciativ për ndërtimin e xhamisë,ka falënderuar banorët e këtij fshati si dhe mërgimtarët për mbështetjen e ndërtimit të këtij objekti fetar.
Po ashtu edhe kryetari i komunës së Preshevës me këtë rast ka uruar gjithë banorët për këtë objekt fetar duke thënë se ky vend do të jetë tempull i dijes në Islam.Projekti për ndërtimin e xhamisë ka kushtuar 200 mijë euro,mjete këto të siguruara nga fondi i bashkatdhetarëve dhe banorët e fshatit Zhunicë. Pritet që ndërtimi i xhamisë të kryhet brenda 100 ditëve./Lugina Press/






