Home Aktuale Preshevë: Fondi për qëllime humanitare ndihmon studentët

Preshevë: Fondi për qëllime humanitare ndihmon studentët

837
0
SHARE

Komuna e Preshevës me anë të fondit për qëllime humanitare u ka ardhur në ndihmë me mjete materiale 371 studentëve.
Nga gjithsejt 420 kërkesa të drejtuara në fondin për qëllime humanitare të komunës së Preshevës, 371 studentë kanë fituar të drejtën e ndihmës në vlerë prej 12.000,00 din për student.
Ndërsa 49 studentëve iu është refuzuar kërkesa për arsye të mungesës së dokumentacionit ose nuk i plotesonin kriteret të cilat ishin shpallur në konkurs.
Të drejtën e ankesës ka çdo student në afat kohorë prej 8 ditësh nga data e fillimit të dhënies së ndihmave !
Shuma totale e dhënë me këtë rast është 4.452.000,00 dinar.
Prezent gjatë shpwrndarjes së ndihmave të studentëve ishte dhe kryetari i komunës Ragmi Mustafa, me ç’rast studënteve iu mundesua që perveç tërheqjes së mjeteve të kenë mundwsinë edhe të bashkëbisedojnë dhe shprehin propozimet e tyre vet kryetarit të komunës është shkruar në rrjetin social facebook të kryetarit të Preshevës Ragmi Mustafa nga Albina Bajrami Sekretate e fondit për qëllimë humanitare./Lugina Press/