Sot në mëngjes afro 100 tifoz Kuq e zi nga Lugina janë nisur drejt Shqipërisë në përkrahje të kombëtares shqiptare në ndeshjen kualifikuese “Franc 2016″ me Armeninë.
Tifozët Kuq e Zi nga Lugina tashmë kanë arritur në Shqipëri, ku janë stacionuar në Durrës, ndërsa nesër do të jenë në Elbasan Arena.
Mësohet se numri i tifozëve është mbi 300, pasi shumë prej tyre kanë udhëtuar edhe me automjete private.
Tifozët janë vendosur në Durrës ndërsa nesër do të jenë në stadiumin Elbasan Arena për të përkrahur kombëtaren Shqiptare. Ndërkaq tifozët nga Lugina do të jenë në tribunën C2 prapa shtyllave.
Megjithatë shitja e biletave në të zezë ka bërë që shumë tifoz të paguajnë bileta me çmime 10 herë me të larta
Nesër pritet të shfaqet edhe një koreografi interesante ku tifozët do të jenë të gjithë me plisa. Ndeshja Shqipëri-Armeni , luhet të dielën në ora 18:00./Lugina Press/











