Home Aktuale Preshevë: Komisioni për barazi gjinore fiton një projekt me vlerë prej...

Preshevë: Komisioni për barazi gjinore fiton një projekt me vlerë prej 3 milion dinarësh

981
0
SHARE

Komisioni për barazi gjinore i formuar për herë të parë në Kuvendin Komunal të Preshevës në përbërje prej pesë anëtareve pas punës së tyre tre mujore ka arritur të fitoj një projekt me vlerë prej 3 milion dinarësh ku është paraparë përkrahja e grave në biznes mbase dhe ato që pretendojnë të jenë pjesë e kësaj fushe.

Komisioni për barazi gjinore në bashkëpunim me përfaqësuesen e zyrës për zhvillim ekonomik pranë kuvendit komunal në Preshevë gjatë ditës së kanë patur takim me graët të cilat janë në biznes dhe ato që pretendojnë të jenë pjesë e kësaj fushe. Me këtë rast ftesës për të marrë pjesë në këtë takim konsultativ iu përgjigj një numr i vogël i grave . Vlenë të theksohehet se ky komison është formuar për të parën herë, madje në përbërje të pesë anëtarëve të Kuvendit të Preshevës.

ibrahimi-080315

E kryetarja e këtij komisioni Albiona Ibraihimi veç tjerash ka theksuar se është ofruar një mundësi shumë e mirë për ti përkrahur gratë në fushën e biznesit edhe përkundër pjesmarrje së tyre në këtë takim. Sipas saj ky komison ka arritur të fitoj këtë projekt me vlerë prej 3 milion dinarësh.
Ky subvencionim dedikuar grave në fushën e biznesit kryetarja e komisionin për barazi gjinore e vlerëson lartë duke i ofruar mundësinë grave të shtresë së ulët përkrahjen në biznes.Komision në fjalë është duke kompletuar edhe përgatitjet e nevojshme për shpalljen e konkursit i cili është paraparë të hapet në fund të këtij muaji ku të gjitha gratë e interesuar do të kenë mundësinë të njoftohen më detajisht rrethë kriteriumeve të nevojshme. Subvencionimi në fjalë është paraparë vetëm për gratë të cilat udhëheqin biznesin apo që pretendojnë të jenë pjesë e kësak fushe. /Lugina Press/