Sapo përfundoi konferenca për media e dy presidenteve, të Zvicrës dhe të Kosovës. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, marëdhëniet Kosovë-Zvicër i vlersoi si historikisht miqësore.
Teksti dhe foto Ll.HALILI & D.HEBIBI
Bernë, 16 mars
Pas bisedimeve dhe drekës, dy presidentet Jahjaga dhe Sommaruga në pallatin Wattenwyl të Bernës, mbajtën një konferencë të shkurtër për media. Sommaruga në eskpozenë e saj, marëdhëniet Zvicër Kosovë, i vlerësoi lart si shumë miqësore dhe produktive, në këtë drejtim theksoi rolin kontribues të presidentes Jahjaga duke potencuar, se Zvicra do të vazhdoj të ndihmojë Kosovën në të gjitha sferat e posaçërisht në fushën e investimeve, por edhe atë të sigurisë, arsimit dhe drejtësisë.
Presidentja Jahjaga dhe Presidentja Sommaruga biseduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të posaçëm në shtimin e investimeve të afaristëve nga Zvicra në Kosovë, që do të mundësojë edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ato biseduan edhe për zhvillimet e tjera në Kosovë, migrimin ilegal dhe sundimin e ligjit, si dhe perspektivën integruese të vendit.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova po punon në krijimin e një klime të sigurt të biznesit dhe po bën përpjekje të vazhdueshme për të vendosur sundimin e ligjit dhe një shtet të së drejtës që mundëson edhe zhvillimin ekonomik të vendit. Presidentja Jajjaga tha se ndihma e Zvicrës është e rëndësishme për Kosovën, marrë parasysh edhe një numër të madh të qytetarëve të Kosovës që janë shtetas të Zvicrës dhe që po e ndihmojnë vendin e tyre.
Presidentja Somaruga ndërkaq e vlerësoi të domosdoshme shkëmbimin e vizitave që shënon vazhdimësi të bashkëpunimit. Ajo vlerësoi se Kosova dhe Zvicra kane një marrëdhënie shumë të mirë ndërmjet vete dhe këtë duhet shfrytëzuar për të ndihmuar edhe shtrirjen e bashkëpunimit në çdo fushë e në veçanti në fushën ekonomike. Të dyja presidentet diskutuan edhe për mundësinë e krijimit të një fondi të përbashkët ndërmjet dy vendeve që do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga marëdhëniet Kosovë-Zvicër i vlersoi si historikisht miqësore.
Pas një falënderimi që i bëri Zvicrës për ndihmën që i dha zhvillimit të Kosovës, ajo iu qas posaçërisht rolit të Swisscoy-it në Kosovë, bashkëpunimin në lëminë e sigurisë (bashkëpunimi policor Kosovë-Zvicër), shëndetësisë, drejtësisë dhe arsimit.
« Diaspora e Kosovës në Zvicër është ura që trason dhe forcon marëdhëniet tona dhe që ndikon në mbarësinë ekonomike të Kosovës. Ajo është potenciali që ndihmoi ringjalljen e Kosovës», tha Jahjaga. Dy tre herë gjatë kësaj konference, e para e Kosovës, zonja Jahjaga, falënderoi Zvicrën dhe gjithë popullin e saj, për të gjitha që ka bërë e po bënë për Kosovën.
Në fund Presidentja e Kosovës ftoi znj. Sommaruga për një vizitë në Kosovë, gjithashtu me humor paralajmëroi mundësinë e luajtjes së një ndeshjeje futbolli midis ekipeve kombëtare të Kosovës dhe Zvicrës.
Presidentja Jahjaga, nesër do të marr pjesë në një forum ekonomik të investuesve të diasporës e që do të mbahet në Winterthur.
Krejt në fund të kësaj konference, na u dha mundësia, që të dy presidenteve, t`ia dhurojmë nga një egzemplarë të revistës «dialogplus». (dialogplus.ch)













