Home Nga Bota Autoritetet iraniane kundërshtojnë raportin e ekzekutimeve të hartuar nga OKB

Autoritetet iraniane kundërshtojnë raportin e ekzekutimeve të hartuar nga OKB

806
0
SHARE

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Merziye Afham në një deklaratë ka pohuar se raporti për Iranin është përgatitur kundër vullnetit të Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

  Autoritetet iraniane kanë reaguar ndaj raportit të ekzekutimeve të përgatitur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Merziye Afham në një deklaratë ka pohuar se raporti për Iranin është përgatitur kundër vullnetit të Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Sipas saj, Irani për shkak të mosplotësimit të rregullave ndërkombëtare e shikon me dyshim raportin e padrejtë dhe joshkencorë të Raportuesit të Posaçëm të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Afham lidhur me deklarimin e Raportuesit të Posaçëm të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Iran, Ahmed Shahin se në vitin 2014 në këtë shtet janë ekzekutuar 753 persona, e ka cilësuar si jo reale këtë deklaratë dhe ka argumentuar se raporti në fjalë është përgatitur duke përdorur metoda të gabuara dhe të paligjshme. “Irani në lidhje me çështjet për zhvillimin e civilizimit, pakicave dhe të drejtave të grave ka marrë masa shumë të rëndësishme.  ajo në deklaratën e saj ka theksuar se “Raporti i Shahin është një raporto i bazuar në qëllime të tjera dhe i bazuar në paragjykime. Është një raport jashtë obligimeve të Këshillit të Drejtave të Njeriut. Irani respekton angazhimet kombëtare e ndërkombëtare që lidhen me të drejtat e njeriut. Në këtë fushë ka patur gjithmonë një bashkëpunim të mirë dhe të madh me mekanizmat ndërkombëtare”.

Raportuesi i Posaçëm i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Iran, Ahmed Shahin, në raportin që do ti paraqitet Këshillit të të Drejtave të Njeriut më 16 mars, ka pretenduar se në vitin 2014 në Iran janë ekzekutuar 753 persona dhe sipas tij ky është numri më i lartë i raportuar në 12 vitet e fundit.

Ahmed Shahin gjithashtu ka dhënë informacione se mes të ekzekutuarve vitin e kaluar kanë qenë të përfshira dhe 25 femra dhe se 53 persona janë ekzekutuar përpara popullatës. Ai gjithashtu iu ka bërë thirrje autoriteteve iraniane që të heqin dënimet me vdekje të dhëna për të burgosurit politikë.