Shoqata ,, Mjekët e Luginës” kanë mbajtur sot kuvendin e rregullt vjetor të shoqatës.
Të pranishëm ishin anëtar – kuvendar të SHML-së nga Presheva, Bujanoci dhe nga Kosova. Pas fjalës përshëndetëse nga Dr. Adnan Slihu, u aprovua rendi i ditës dhe u miratua propozimi për pranim e dy anëtareve të reja në bordin drejtues, Dr. Afërdita Mustafa dhe Gëzime Kadriu.
Raporti vjetor i punës së SHML-së, u paraqit para të pranishmëve nga Kryetari Dr Beqir Nuhiu. Në retrospective u analizuan të gjitha aktivitetet, takimet dhe kontributet tjera në lëminë e shëndetësisë gjatë njëvjeçarit të parë.
Ndërkohë u ndanë disa mirënjohje në shenjë përkrahje dhe kontributi ndaj SHML-së.
Në takim pati diskutime dhe sugjerime me qëllimin pozitiv për avansimin e mirëqenies dhe ngritjen e mëtejshme të SHML-së në Luginë. Në fund u shtrua një koktej rasti me të pranishmit thuhet në njoftimin SHML-së./Lugina Press/






