Home Aktuale Ministri Bajrami e shpall të jashtëligjshme ECPD-në

Ministri Bajrami e shpall të jashtëligjshme ECPD-në

903
0
SHARE

Qendra rajonale ECPD, e transformuar në 2011-n në universitet, është shpallur institucion i jashtëligjshëm e për pasojë edhe diplomat që ka lëshuar gati prej një dekade në Kosovë nuk do të njihen. Ky lajm tashmë iu ka mbërritur edhe autoriteteve të ECPD-së, shkruan sot Koha Ditore.

Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, ka kumtuar këtë vendim nëpërmjet një shkrese që mban datën 10 shkurt, e të cilën e ka përcjellë te Don Wallace, kryetar i Këshillit akademik të ECPD-së, si dhe te Jonathan Bradley, president i Bordit ekzekutiv të po këtij institucioni.

Aty theksohet se Qendra rajonale ECPD nuk u është përmbajtur kushteve të një memorandumi mirëkuptimi me ish-ministrin Agim Veliu, për t’iu nënshtruar licencimit dhe akreditimit, përcjell koha.net. Po kështu shpallet jolegale edhe kontrata e firmosur nga ish-ministri Ramë Buja për themelimin e Universitetit Evropian për Studime Zhvillimore në Kosovë, si pasues i ECPD-së.

Ministri Bajrami iu ka dhënë një mesazh konkret në fund të letrës trefaqëshe: “Çdo veprimtari juaja, e cila nuk bazohet në aktet juridike në fuqi, është e paligjshme dhe si e tillë nuk do të pranohet”.