Presidenti i River Plate, Rodolfo D’Onofrio pohoi se ëndrra e tij është të marrë në skuadër Aimar dhe Cambiasso. 33-vjeçarit i skadon kontrata në Qershor por për të nuk mungojnë admiruesit. D’Onofrio theksoi se nuk ka biseduar me argjentinasin, por tha se i pëlqen shumë loja e tij. Mes Cambiasso e Thohir nuk është arritur ende akordi për rinovimin e kontratës.






