Home SPORT Jordi Alba refuzon kritikat, mbron Martinon

Jordi Alba refuzon kritikat, mbron Martinon

1306
0
SHARE

Pas Iniestas dhe Xavit, është radha e Jordi Albas që analizon situatën te blaugranat pas disfatës me Sociedad dhe mbron teknikun Tata Martino. Mbrojtësi i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle në kundërsulm ndaj kritikëve, deklaroi se nuk e kupton pse po qortohet trajneri argjentinas.

“Tata është i qetë dhe punon mirë me skuadrën. Pas fitores me Manchester City flitej për mrekulli, ndërsa tani pas një disfate situata ka ndryshuar. Këto janë gjëra që nxiten nga njerëz jashtë klubit dhe që duan ta dëmtojnë Barçën. Edhe kur fitojmë gjithmonë kërkohen arsye për ta zhvlerësuar suksesin tonë. Më parë i shikoja këto gjëra nga jashtë, por tani jam pjesë e ekipit dhe i kuptoj më mirë”.

Pavarësisht kritikave, ambienti brenda klubit sipas Jordi Albas, është mjaft i qetë dhe një tregues i qartë ishte dreka e përbashkët e të gjithë lojtarëve dhe stafit.

“Ishim të gjithë bashkë. Nuk na intereson aspak çfarë thuhet sepse këto kritika nuk janë objektive. E ndiejmë veten të pozicionuar mjaft mirë në të treja kompeticionet”.

Në fund mbrojtësi i katalanasve nuk mund të linte pa komentuar edhe pozicionin e Barçës në Primera Division.

“Mbeten shumë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe diferenca me Realin është vetëm 3 pikë. Kur humbet një takim gjithmonë ka kritika, por në këndvështrimin tim skuadra është në kushte perfekte”.

LEAVE A REPLY