Futbollisti më i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Naser Aliji, ka treguar se është një mysliman i devotshëm.
Së fundmi lojtari është huazuar nga Baseli në ekipin tjetër zviceran Vaduz, dhe ai tani ndodhet në Turqi së bashku me shokët e skuadrës, transmeton Telegrafi.
E natyrisht kur është koha për ta falur namazin, Aliji nuk përton fare dhe e bënë me dëshirën dhe kënaqësinë më të madhe.
21-vjeçari e ka falur namazin e xhumasë në Turqi, dhe ka futur një foto në rrjetet sociale duke u lutur që all-llahu tua bëjë kabull namazin.
“Allahu kabull ia bëftë xhumanë”, shkroi Aliji.







