Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks“ me seli në Preshevë ka mbajtur sot orë letra nëpër disa shkolla fillore të komunës së Preshevës dhe të Bujanocit.

Bilall Maliqi kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks“, theksoi se në kuadër të kësaj shoqate është formuar edhe karvani i shkrimtarëve të luginës i cili tubon në vete poetë nga Presheva ,Bujanoci dhe Medvegja, ne si moto e kemi “Kultura na bashkon”.
Maliqi më tej theksoi se ne kemi përkushtim që të nxisim kureshtjen tek nxënësit, të nxisim kureshtjen tek lexuesi që të merren me aktivitete të tjera jasht shkollore.
Me qenëse orët letrare kanë karakterin edukativ, ne besojmë fuqishëm që ia kemi arritur qëllimit ta sensibilizojmë kulturën letrare edhe tek nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme theksoi mes tjerash Bilall Maliqi kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks“ me seli në Preshevë.
Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks“ me seli në Preshevë përveç mbajtjes të orëve letrare ajo merret edhe me përurime librash që botohen nga kjo shoqatë. /Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=XVYkVp8aPpA&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]







