Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ngushëlloi Arabinë Saudite për vdekjen e mbretit Abdullah.
“Pushofsh në paqe, Mbreti Abdullah. Nga Kosova, ngushëllime të sinqerta Arabisë Saudite”, thotë ajo.
Ndryshe, televizioni shtetëror i Arabisë Saudite ka njoftuar se Mbreti Abdullah ka vdekur pas dhjetë vjetësh të qëndrimit në pozitën e mbretit.
Mbreti ka vdekur në moshën 90 vjeçare. Sipas mediave arabe, Abdullah ka vdekur mbrëmë vonë por nuk janë dhënë detaje.
Ai kishte qëndruar në spital disa javë si rezultat i një infeksioni në mushkri






