Home Aktuale Aksidentohet Ali Ahmeti (FOTO-VIDEO)

Aksidentohet Ali Ahmeti (FOTO-VIDEO)

1636
0
SHARE

Burime të “tetova1.com” bëjnë të ditur se para gjysë ore (09-09.30) në dalje të Tetovës është aksidentuar vetura zyrtare e kryetarit të BDI-së. Kalimtar të rastit bëjnë të ditur se në veturë ka qenë edhe kryetari i BDI-së.
Sipas informatave të para njoftohet se vetura me të cilën udhëtontë për në Shkup kryetari i BDI-së Ali Ahmeti për të takuar kryetarin e parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta është aksidentuar, para pagesës rrugore .
Burime të “tetova1.com” nga vendi i ngajrjes bëjnë të ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kur është nxjer nga vetura ka qenë në vetëdije, ndërsa shoferi i makinës është në gjendje pak më të rëndë. Sipas informatave jozyrtare të lënduarit gjenden në Spitalin e Tetovës.

Në ndërkoh, Artan Grubi shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së në profilin e tij në facebook shkruan:

Kryetari Ahmeti ka pësur një aksident pa pasoja sot në mëngjes gjersa po udhëtonte për në Shkup ku duheshte të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta.
Kryetari Ahmeti dhe vozitësi janë mirë dhe në gjendje stabile si dhe po trajtohen shkëlqyeshëm nga stafi i spitalit të Tetovës.

/tetova1

 

vetura -aksident1

vetura -aksident

vetura -aksident2

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?x-yt-ts=1421782837&v=gXbR4qr-gI0&x-yt-cl=84359240   ” width=”560″ height=”315″]