Home Aktuale Lejohet dyshtetësia në Gjermani

Lejohet dyshtetësia në Gjermani

781
0
SHARE

Për të marrë shtetësi të dyfishtë fëmijët e prindërve të huaj duhet të jenë rritur në Gjermani. Kjo do të thotë se deri në ditëlindjen e tyre të 21-të të kenë jetuar tetë vjet në Gjermani, të kenë ndjekur për gjashtë vjet një shkollë gjermane, ose një trajnim profesional.

Si dëshmi mjafton një certifikatë e shkollës, ose e përgatitjes profesionale. Për ata, që nuk i plotësojnë këto kushte, vlen zgjedhja e një opsioni, transmeton albinfo.

Këto kushte janë kritikuar prej kohësh na opozita, që kërkon heqjen e plotë të detyrimit për të zgjedhur një opsion të shtetësisë, raportojnë mediat gjermane.

Megjithatë kushtet për nënshtetësinë e dyfishtë i plotëson thuajse secili.

Rreth 500 mijë të rinj do të përfitojnë nga rregulli i ri në Gjermani.