Me rastin e 14 vjetorit të themelimin e Trupit Koordinues, sot në zyrat e këtij organi Qeveritarë në Bujanoc, u mbajt konferencë për media.
Kryetari i këtij organi qeveritar, Zoran Stankoviq vlerësoi se gjatë kësaj periudhe kohore sa funksionon ky trupi koordinues, nga qeveria e Serbisë janë ndarë 6.3 miliard dinarë pa i llogaritur në këtë shifër donacionet e huaja. Gjatë këtyre 14 vjetëve për Bujanocin janë ndarë mbi 2 miliardë e 876 milion dinarë, për Preshevën mbi 1 miliardë e 780 milion dhe për komunën e Medvegjës mbi 1 miliard e 670 milion dinarë. Ndërsa 35 milion euro kanë qenë investime të donatorëve të huaj. Për vitin 2015 sipas Stankoviqit parashihet që nga buxheti i Serbis të ndahen diku rreth 417 milion dinarë. Në këtë periudh kohore Stankoviq tha se, kemi punuar mjaft, vetëm dy tre vjetët e fundit në këto tre komuna kemi patur si prioritet ndërtimin e objektit të shkollimit të lartë në qytetin Bujanocit si dhe hapjen e spitalit të lindjes në Preshevë, kur dihet se 40% e grave që lindin në Vranjë janë nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit. Gjatë vitit të ardhshëm shpresojm të kemi objektin e ri të të degës së fakultetetit ekonomik e po ashtu punët në ndërtimin e spitalit të lindjes janë kryer tani vetëm se pritet të sigurohen mjekët gjinekolog, të kryhet praktika e punëtorëve në Vranjë, të punësohen12 punëtorë të rinjë dhe të nis puna në at spital. Stankoviç tha se këtë vitë për nxënësit janë siguruar 309 bursa me nga 6 mijë dinarë për 10 muaj, mjetet janë siguruar dhe pritet realizimi i tyre. Po ashtu foli edhe për subvensionet që janë ndarë për ndërrmarrjet e vohgla dhe të mesme, ku nga këto subvensione në Bujanoc janë punësuar 147 persona, nga Presheva 55 dhe Medvegja 35 persona. Buxheti për vitin 2013 ka qenë i plotësuar për 97% ndërsa për këtë vitë deri më tani është plotsuar dikun rreth 85% tha Stankoviç.






