Home Aktuale VV ndërhyn në punën e mediave, i reagon Klan Kosovës për intervistën...

VV ndërhyn në punën e mediave, i reagon Klan Kosovës për intervistën me Sheshelin

692
0
SHARE

Edhe Lëvizja Vetëvendosje duket se e ka për qejf t’u tregojë gazetarëve se çfarë të bëjnë ose t’i kontrollojë ata në punën e tyre. Ky subjekt, i ka reaguar Klan Kosovës për shkak të një interviste me fashistin Vojislav Sheshel. Një ndërhyrje e tillë nga partitë politike në punën e medias është e papranueshme.

Për t’u treguar mediave se çfarë të bëjnë është kujdesur Erzen Vraniqi , zyrtar për media i kësaj Lëvizjeje.

“Me çka opinioni në Kosovë e meriton ekskluzivitetin e intervistës së një fashisti të akuzuar për krime lufte? A hyn kërcënimi për invazion në lirinë e tij të shprehjes? Pse mjetet tona të informimit shëndrrohen në mjete propagandistike të forcave të errëta të njerëzimit, aq më tepër të atyre që kanë kryer krime në këtë territor dhe mbi këta njerëz?” ka shkruar Vraniqi në Facebook.