Baronesha Catherine Ashton, e cila nga 1 nëntori largohet nga pozita e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, i ka shkruar një letër presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Më poshtë mund të lexoni letrën e saj, të cilën e ka publikuar Jahjaga në Facebook.
“E nderuara Presidente,
Tani kur po i afrohem fundit të mandatit tim si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian, desha t’ua bëj me dije se sa shumë i kam vlerësuar marrëdhëniet e afërta të punës gjatë këtyre viteve. Ishte privilegj t’ju njoh dhe të punoj me ju.
Jam shumë e kënaqur që kemi arritur të bëjmë përparim shumë të mirë në dy fusha në veçanti. Fillimisht, dua të veçoj avancimin e rëndësishëm të rrugës evropiane të Kosovës dhe përshëndes përpjekjet tuaja në këtë aspekt, dhe së dyti punën e bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Jam e bindur që procesi i integrimit të Kosovës në BE, dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, do të jenë shtytje për reformat e brendshme në Kosovë.
Mund të llogarisni që BE-ja do të mbetet partner i qëndrueshëm i Kosovës, i përkushtuar të arrijë përparim të mëtejmë në këto ndërmarrje.
Ju dëshiroj çdo sukses në të ardhmen.
Sinqerisht,
Catherine Ashton”.






