Home Aktuale 30 vite përkushtim në ngritjen e vlerave fetare shkencore

30 vite përkushtim në ngritjen e vlerave fetare shkencore

1125
0
SHARE

“Medreseja Isa Beu”, ka shënuar 30 vite nga funksionimi i saj, që kur në vitin 1984 kjo vatër edukativo-arsimore në vendin tonë u rihap nga Bashkësia Fetare Islame (BFI). Për ta shënuar këtë përvjetor jubilar, u organizuan aktivitete të ndryshme nën moton “30 vite arsimim, 30 vite edukim, kulturë dhe shkencë”. Prezent në këto aktivitetet ishte edhe kreu i BFI-së Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, drejtori i Medresesë Ibrahim Idrizi si dhe personalitete të ndryshme që kanë lënë gjurmë në funksionimin e Medresesë.

Drejtori i “Medresesë Isa Beu”, Ibrahim Idrizi, ka deklaruar se Medreseja ka luajtur një rol të rëndësishëm në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave edukativo, shkencore, kulturore dhe fetare tek gjeneratat e reja në një anë dhe në anën tjetër ka arritur të bëjë vetëdijesimin dhe formimin personaliteteve te shëndosha në shoqërinë myslimane “Medreseja Isa Beu”, me shekuj me radhë në veçanti në këtë 30 vjetorin e fundi prej kur u bë rihapja nga BFI-ja në vitin 1984, ka qenë dhe mbetet shkollë e traditës së shkëlqyeshme e cila ka rrezatuar dritën e së vërtetës islame tek gjerat e reja. Sukseset e Medrese Isa Beut, me aktivitete e veta që i ka arritur përmes seksioneve që veprojnë në kuadër të vet Medresesë Isa Beut, janë të bujshme dhe gjurmët e këtyre aktiviteteve do të mbeten përgjithmonë në analet e Bashkësisë Fetare Islame dhe të “Medresesë Isa Beu”, ka deklaruar drejtori i Medresesë, Ibrahim Idrizi, transmeton “Shprehja”.

Ndërkaq kreu i BFI-së, Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, bekoi “Medresenë Isa Beu” me aktivitetet e veta të gjalla, duke filluar me një urim dhe përgëzim për drejtorin e saj, stafin edukativo-arsimor të “Medresesë Isa Beu” dhe nxënësit të cilët nuk ndalen duke zhvilluar aktivitetet të ndryshme.

Aktivitetet që u ndërmorën këtë vit ishin: Organizimi i një turnirit në futboll, Aksion ekologjik, Organizim i një programi ilahi, mevlud dhe recitale për gjininë femërore e realizuar nga paralelja e vajzave në Gostivar, Promovimi i një hafize të Medresesë Isa Beu – paralelja e vajzave në Shkup si dhe Organizimi i një kuisi të diturisë në lokalet të Medresesë Isa Beu.

Gjithashtu, Drejtori i Medresesë gjatë bisedës me portalin Shprehja nuk harroj edhe të falënderon gjithë ata që kanë dhënë kontributin që sot Medresesë Isa Beu të shënon 30 vite nga ekzistimi dhe funksionimi i saj

“Falënderojë përzemërsisht mbarë popullatën, nxënësit, profesorët. prindërit, pedagogët, mirëmbajtësit, administratën, donatorët, në veçanti Kryetarin e BFI-së Reisul Ulemanë Haxhi Sulejman Efendi Rexhepin dhe stafin drejtues, si dhe të gjithë ata që dhanë mundin e tyre, e mundësuan me këtë tredhjetvjetorë të ndjehemi një subjekt aq kolosal i cili kryen veprimtarinë e vetë me ndërgjegje dhe sinqeritet të plotë. Suksese e vetëm suksese Medresesë Isa Beu- Zoti na e ruajt si sytë e ballit” u shpreh Drejtori Idrizi.

Në fund të aktiviteteve u ndanë mirënjohje për kreun e BFI-së, Drejtorin e Medresesë dhe personat që kanë kontribuar për Medresenë si dhe për fituesit e turneut të organizuar nga Medreseja.

]