Pas Wayne Rooneyt, në shtëpinë e Man. United përgatitet rinovimi i radhës. Eshtë mesfushori Darren Fletcher ai që do të firmosë kontratën e re e cila do ta lidhë me “djajtë e kuq” deri në vitin 2016. Mesfushori që ka patur probleme të vazhdueshmë fizike është rikthyer sërish në një pikë referimi për ekipin ndaj dhe Moyes ka insituar për rinovimin me të. Edhe pse do të firmosë për 2 sezone, paga e Fletcher nuk do të ketë ndryshim, do të mbetet 60 mijë Paund në javë.






