Gjeneraleja e ushtrisë së Ohaio-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Deborah A.Ashenhurst ka qëndruar sot në Bujanoc ku ka takuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Temë e këtij takmi ishte bashkëpunimi të cilin e ka komuna e Bujanocit me Qeverinë Amerikane.
Ndërkohë takimin e sotëm e kanë vlerësuar të një rëndësie të veçant dyja palët, duke thënë se bashkëpunimi mes ushtrisë së SHBA-ve dhe komunës së Bujanocit do të vazhdojë edhe në të ardhmën, përmes projekteve të programit të USAID-it.
Arifi me këtë rast ka flalënderuar gjeneralen e ushtrisë të Ohaio-s, për angazhimin dhe përkrahjen që po e bëjnë për komunën e Buajnocit duke thënë se qeveria amerikane që nga viti 2001 kanë realizuar projekte të ndryshme në komunën e Bujanocit përmes programit të USAID-it.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=WpkXULD8KiQ ” width=”560″ height=”315″]
Nga ana tjetër Deborah A.Ashenhurst ka thënë se takimi i sotëm ishte i një rëndësie të veçant kur bëhet fjalë për pakica dhe bashkëpunimi me pushtetet lokale.
Ushtria e Ohaio-s ka filluar një bashkëpunim me ushtinë e Serbisë por kjo nuk do të thotë që projekte të tjera do të mungojnë. Ushtria e Ohaio-s ka një kënaqësi të bashkëpunoj me pushtet lokale dhe të i ndihmoj popullit civil të kësaj komune ka thënë mes tjerash Deborah A.Ashenhurst.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=FsiS-ANGATw&feature=autoshare” width=”560″ height=”315″]
Ndërkaq në takimin mes gjenerales së ushtrisë së Ohaio-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Deborah A.Ashenhurst dhe Kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ushtrisë së Serbisë.
Vlenë të theksohet se Gjeneralja e ushtrisë të shtetit të Ohaio-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Deborah Ashenhurst sot ka vizituar edhe bazën ushtarake në Cepotin ku ushtria e SHBA-së po qëndron në te me qëllim të ushtrimeve të përbashkëta që janë duke u zhvilluar./Lugina Press/








