Home Aktuale Rrobaqepësi Alisahiti nga mosha 15 vjeçare i përkushtuar pas këtij zanati(video)

Rrobaqepësi Alisahiti nga mosha 15 vjeçare i përkushtuar pas këtij zanati(video)

1160
0
SHARE

Alisahit Sahiti që prej vitesh punon si rrobaqepës në Bujanoc. Ai është nga fshati Dobrosin, fillmisht katër vitet e para të shkollimit i ka kryer në Dobrosin, 4 në Pograxhç e më pas ka ardhur në Bujanoc. Siç tregon ai këtë zeje e ka mësuar nga një rrobaqepës i vjetër serb për tre vite rradhazi.

Pas përfundimit të zejes  hapi dyqanin e tij e më pas bashkë me disa shokë shkoi në Francë për të punuar. Në Francë punoi tre vite  e një kohë punoi në Zvicër. Dikur u punësua  në Simpo. Aty punoi disa vite , por në kohën e embargos ai u largua nga puna ku për një kohë shkoi në Gjermani.

Pasi është kthyer nga Gjermania e hapi dyqanin e tij në Bujanoc e që nga ajo ditë vepron si rrobaqepës.Ai thotë se më herët ka punuar më tepër. Më herët ka pasur klientë që kanë qepur edhe rroba të reja, ndërsa tani më tepër punoj shkurtime e ngushtime të pantallonave.

Ndërkaq lidhur me interesimin e të rinjëve për këtë zeje, Sahiti thotë se nuk ka aspak interesim.

Rrobaqepsësi Alisahiti   shton se do të mbajë këtë  punëtori deri sa ti punon shëndeti.

Dikur zejtarët në këtë rajon kanë qenë të njohur.Por me kalimin e kohës filloi të bie interesimi për mësim të zejve.Gjatë biesdës me zejetarët e vjetër ata thonë se të rinjët edhe përkundër zhvillimit të teknologjisë duhet të mos e harrojnë të kaluarën,  sepse me një zeje çdo kund i ke dyert e hapura.

(Projekti “Zejet e vjetra të mos i harrojmë”, është mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar)