Home Aktuale Ushtria shqiptare në stërvitjen ushtarake të NATO-së në Serbi

Ushtria shqiptare në stërvitjen ushtarake të NATO-së në Serbi

131
0
SHARE

Në bazën ushtarake “Jug” afër Bujanocit në qershor do të mbahet stërvitja ushtarake regjionale ku do të marrin pjesë trupat e vendeve anëtare të NATO-s, e në mesin e tyre edhe kontigjenti i ushtrisë nga Shqipëria.

Në përputhje me synimet strategjike me qëllim të paqes dhe stabilitetit në rajon, në bazën ushtarake “Jugu” të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, nën patronazhin e NATO-s muajin e ardhshëm do të mbahet stërvitja e përbashkët e forcave ushtarake, ku përveç ushtrisë serbe dhe asaj amerikane do të marrin pjesë pjesëtarë të ushtrisë së Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë , Maqedonisë, Rumanisë dhe Azerbajxhanit.

“Në kuadër të përgatitjeve për stërvitjen ushtarake kam marrë informacione rreth planeve, në mënyrë që të informohen të gjithë qytetarët e komunës sonë, që të shmangim çfarëdo keqkuptimesh”, ka thënë kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, transmeton Danas.

Ndryshe, baza ushtarake “Jugu” ndodhet në territorin e Komunës që e drejton Arifi

Në këtë manovër, krahas ushtarëve nga rajoni, do të marrin pjesë edhe 75 marinsa dhe pesë oficerë të Gardës Kombëtare Ohio të ShBA-së me qëllim të testimit të shkathtësive ushtarake për operacione në misione paqësore.

Baza ushtarake “Jug” kishte filluar të ndërtohet pas luftës ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) kundër forcave serbe në vitin 2001. Ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës këtë qendër ushtarake e konsiderojnë si provokim dhe kërcënim ndaj tyre, por edhe kundër Kosovës.