Home Aktuale NYT: Krimea s’është si Kosova

NYT: Krimea s’është si Kosova

587
0
SHARE

Përplasja në Krime vështirë se mund të quhet një paralele e saktë e ngjarjeve në Kosovë, shkruan New York Times.

Përplasja në Krime nuk mund të quhet një paralele e saktë e ngjarjeve në Kosovë, posaçërisht pasi që ushtarët rusë e kanë okupuar gadishullin, duke organizuar një referendum më 16 mars për të prishur lidhjet me Ukrainën dhe për t’iu bashkuar Rusisë. Ndonëse SHBA-ja ndërhyri ushtarakisht në Kosovë, ajo nuk e bëri këtë gjë për ta marrë këtë territor për vete. Por, rasti aktual dëshmon sërish se pranimi i shkëputjes së rajoneve shpesh varet nga rrethanat, shkruan prestigjiozja New York Times.

Ata donin të shkëputeshin nga shteti armik. Qeveria qendrore kundërshtoi, duke e quajtur këtë gjë shkelje të ligjit ndërkombëtar. Por, me ndihmën e një ushtrie të fuqishme të jashtme, ata ia dolën të shkëpusin lidhjet.

Shkëputja e kosovarëve nga Serbia më 1999 krijoi një hendek të thellë midis SHBA-së dhe Rusisë, duke përkeqësuar raportet me vite të tëra. Washingtoni mbështestë përpjekjet e Kosovës për pavarësi, të cilat kulminuan më 2008, derisa Moska këtë gjë e shihte si shkelje e sovranitetit të Serbisë.

Tani, 15 vjet më vonë, rivalët e dikurshëm të Luftës së Ftohtë e gjejnë veten sërish në pozitë të ngjashme, por këtë herë kanë ndërruar anë: Rusia e mbështet fuqimisht të drejtën e Krimesë për t’u shkëputur nga Ukraina, derisa SHBA-ja e quan jolegjitime këtë gjë. Përplasja në Ukrainë e ka ringjallur debatin njëqindvjeçar rreth të drejtës për vetëvendosje karshi integritetit territorial të shteteve.
Përplasja në Krime vështirë se mund të quhet një paralele e saktë e ngjarjeve në Kosovë, posaçërisht pasi që ushtarët rusë e kanë okupuar gadishullin, duke organizuar një referendum më 16 mars, për të prishur lidhjet me Ukrainën dhe për t’iu bashkuar Rusisë.

Ndonëse SHBA-ja ndërhyri ushtarakisht në Kosovë, ajo nuk e bëri këtë gjë për ta marrë këtë territor për vete. Por, rasti aktual dëshmon sërish se pranimi i shkëputjes së rajoneve shpesh varet nga rethanat.

Të marrim këtu parasysh qëndrimet e ndryshme amerikane sa u përket kërkesave për pavarësi:

Çeçenia? Jo.
Timori Lindor? Po.
Abhkazia? Jo.
Sudani Jugor? Po.
Palestina? Është e komplikuar.

(KD/INA)

LEAVE A REPLY