Home Aktuale BIPBM emëron këshillat e përkohshëm

BIPBM emëron këshillat e përkohshëm

131
0
SHARE

Konsolidimi i BIPBM-së

 

 Kryetar i Këshillit për Preshevë u emërua prof. Granit ef. Kamberi, për kryetar të Këshillit në Bujanoci,  prof. Bejtullah ef. Bejtullahu, ndërsa për Medvegjë z. Lulzim  Sahiti

 

Sot,  kryesia e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), e udhëhequr nga kryetari i saj, Nexhmedin  ef. Saqipi, ka formuar Këshillat e Përkohshme për Preshevë dhe Bujanoc, duke emëruar në krye të tyre prof. Granit Kamberin dhe prof. Bejtullah Bajtullahun.

Gjithashtu,  kryesia e BIPBM, në Bujanoc, ka shqyrtuar gjendjen në përgjithësi të besimtarëve në Luginë, si dhe ka raportuar për formimin e këshillave të përkohshme deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Nexhmedin ef. Saqipi, lidhur me këto zhvillime fetare, tha  për opinion se: “Bashkësia Islame për Preshevë e Bujanoc  i ka respektuar të gjitha marrëveshjet e bëra me Naim Tërnavën, në kuadër të themelimit të një Bashkësie Islame të përbashkët. Mirëpo, mosarritja e marrëveshjes dhe mosrespektimi i BIK-ut, i ka motivuar përfaqësuesit e tij të drejtohen ka Novi Pazari dhe BIH. Andaj, Bashkësi Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pas një kohe të gjatë të pritjes së një uniteti, i cili asessi të realizohej, vendosi të formoj këshillat e përkohshme, në mënyrë që të mos bëhej çadër të Bashkësisë Islame të Sanxhakut, meqë BIPBM, është themeluar shumë më herët se sa Meshihati i Sanxhakit dhe ai i Rijasetit  në Serbi

Prandaj, sot kryesia e BIPBM, ka emëruar këshillat e rinj  në Preshevë dhe Bujanoc, deri në zgjedhjet e rregullta edhe ate sipas statutit të BIPBM-së.

Kryetar i Këshillit për Preshevë u emërua prof. Granit Kamberi, për kryetar të Këshillit në Bujanoci, është emëruar prof. Bejtullah ef. Bejtullahu, ndërsa për Medvegjë z. Lulzim  Sahiti, i cili vetëm është duke e ushtruar detyrën e kryetarit të  KBI- së, duke mos harruar Këshillin e Romëve, që vepron në Bujanoc, në Kuadër të BIPBM-së.

Vlen të theksohet se BIPBM, tashmë është kompletuar me këshillat e saj, si dhe disponon me lokalet e veta, me iniciativën se së shpejti edhe në Preshevë, do të hapet një zyre për shërbimin e qytetarëve të besimit islam.

BIPBM, gjithashtu,  vitin e kaluar i ka emëruar të gjithë profesorët e lëndës fetare nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës dhe është duke u angazhuar për rregullimin e statusit pensional të imamëve, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së në Bujanoc. 08.03.2014  / JehonaIslame /

LEAVE A REPLY