Home LAJME Ronaldo dhe The Rock, në ring për Irinën (Video)

Ronaldo dhe The Rock, në ring për Irinën (Video)

74
0
SHARE

Të gjithë e dimë se Cristiano Ronaldo u nda nga supermodelja Irina Shauk muajin e kaluar dhe që nga ajo kohë ai më nuk është i njëjti.

Për t’ia bërë më keq atij, shpërthyen spekulimet se ishte Dwayne Johnson, i njohur si The Rock, arsyeja prapa ndarjes, pasi Irina u shoqërua nga aktori, që dikur një luftarak i sportit të njohur si WWE, gjatë promovimit të filmit “Hercules”.

Edhe pse Ronaldo mbase kurrë nuk është ndeshur (e as që ia merr mendja të ndeshet) me Rock, beteja mes të tyre është realizuar në një tjetër mënyrë.

Fansat e futbollistit kanë dashur t’i hakmerren aktorit për prishjen e punëve dhe kanë zhvilluar një përplasje në videolojën, WWE 2K15, ku ju mund të zgjidhni karaktere të ndryshme në ring.

Dhe ja çfarë përjetoi “portugezi” gjatë videolojës…

[youtube url=”http://www.dailymotion.com/video/x2i823f_cristiano-ronaldo-vs-the-rock-feat-irina-shayk-wwe-2k15_videogames?start=0″ width=”560″ height=”315″]